Dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës pas nuk ka kaluar raporti i Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve. PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja kanë votuar kundër raportit. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se nuk e kanë votuar raportin, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit është shprehur se është një episod i errët në demokracinë parlamentare. Abdixhiku tha se partia fituese nuk respekton rregullin bazik kushtetues që thotë se një i zgjedhur nuk mund të jetë edhe kryeministër apo ministër edhe deputet.
“Qëndrimi i partisë fituese që me 10 deputetë që ushtrojnë edhe funksionin e kryeministrit dhe ministrave për të qenë edhe deputetë në të njëjtën kohë është antikushtutese dhe po bëhet për shkak të një loje politike për të zvarritur formimin e institucioneve.
Zgjidhja është e thjeshtë të japin dorëheqje prej pozitave që kanë, të ulen si deputetë të bëjnë betimin si deputet”, tha Abdixhiku. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kreut aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me kabinetin qeveritar.