-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot konstituohet Kuvendi i Kosovës

Kryesoret

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00.

Si parti fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën të propozojë kryeparlamentarin, i cili zgjidhet me 61 vota. Po 61 vota nevojiten për votimin e Qeverisë së re.

Albin Kurti ende nuk i ka votat. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se partia e tij është e gatshme të japë kontributin në procesin e krijimit të institucioneve, megjithëse ende nuk ka një marrëveshje me asnjë parti.

Votat e tre deputetëve të Nismës Socialdemokrate mund të jenë vendimtare. Ditë më parë kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kishte shprehur ambicien që Kuvendi të konstituohet dhe Qeveria të formohet brenda një dite.

Por, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashic, u shpreh skeptik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit