Administrata e Donald Trump po ecën përpara me një ristrukturim të madh të pranisë diplomatike amerikane, duke marrë parasysh mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave në mbarë botën, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit të zbuluar nga CNN.
Lista përfshin ambasadat amerikane në Maltë, Luksemburg, Lesoto, Republikën e Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut.
Në të njëjtën kohë, propozohet mbyllja e pesë konsullatave në Francë, dy në Gjermani, dy në Bosnje dhe Hercegovinë, një në Mbretërinë e Bashkuar, një në Afrikën e Jugut dhe një në Korenë e Jugut.