Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar sot një rast për KZAZ-në nr. 93 të Bashkisë së Konispolit.
Zhupa shprehet se shefja e Gjendjes Civile Eva Uzeir është edhe nënkryetare e KZAZ. Gjithashtu edhe nënkryetari i bashkisë Konispol, Julian Lako, njëkohësisht sekretari i KZAZ ka humbur vulën e KZAZ 93.
“KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionar të administratës publike që përdoren si vegla elektorale.
Përgjegjësja e Gjendjes Civile, Eva Uzeir, që nxjerr listat e zgjedhësve është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ që pret listat e zgjedhësve.
Nënkryetari Bashkisë Konispol, Julian Lako, njëkohësisht sekretar i KZAZ, humb vulën e KZAZ 93! Shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari.
Organet kompetente të marrin masa urgjente, Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Z.Lakon.
Ndërkohë përfaqësuesi ynë në KQZ do kërkojë sipas kodit zgjedhor shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publik që përfaqësojnë PS, në KZAZ 93.”, thotë Zhupa.









