-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë. Berisha tha se Shqipëria ka pasur diktatorin më të egër të Europës të pas Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se Enveri ishte diktator por vilën nuk e regjistroi në emër të tij. Ndërsa për Edi Ramën, Berisha tha se ai po zapton toka në mënyrë që ti shkruajë në emrin etij.

“Ne kemi pasur diktatorin më të egër të Europës të pas Luftës së Dytë Botërore. Por të themi të vërtetën, ja ku ka një shtëpi 3-4 katëshe. Nuk e regjistroi në emrin e tij, jo. Nderoi një vilë me oborr nja 2 mijë metër, kurse pasardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra, me kopsht park 5800 metra kur kishte deklaruar në zyrën e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Kaq ishin kur ai na u bë me saraje, me kopsht, me të gjitha dhe njëherë e shoqja thotë e bëri me ‘Kurbanin’, njëherë thotë i mora në emigracion. Ua vodhi shqiptarëve.

Pra, këta janë armiq, armiq të egër tanë. Ajo që Donald Trump u tha amerikanëve, u kërkoj çdo shqiptari ta mendojë, ai u tha amerikanëve se më i rrezikshëm se Kina, se Rusia, shtete që kanë 8-9 mijë bomba nukleare, është armiku ynë i brendshëm.

Po cili pushtim e zbrazi Shqipërinë sa ky pushtim? A e dini ju që ne kaluam 5 shekuj pushtim osman por erdhëm një nga tre kombet më të mëdha në rajon?

Kjo është e vërteta. Unë nuk dua të lavdëroj kurrë pushtimet, por këtë që na bëri ky këtë 10-vjeçar nuk na e ka bërë kurrë asnjë pushtim në histori. Dhe të mos i themi këtij armik? Ky është armiku më i keq që kemi pasu”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit