Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Shtatë persona kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë, ku dy prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen.
Në vendngjarje është qëlluar vetëm 1 herë me armë zjarri drejt njërit prej personave të përfshirë në konflikt. Gjithashtu është gjetur vetëm një gëzhojë dhe nuk ka të dëmtuar nga të shtënat.
Të shtëna me armë në Tiranë, policia njofton: Konflikt çasti