Ditën e sotme policia e Kosovës ka gjetur sërish armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut.
Gjatë kontrollit në podrumin e një ndërtese kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar”-Mitrovice Veri janë gjetur dhe konfiskuar: 8 karikatorë me fishekë, 1 tromblon, si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon.
Policia e Kosovës ka intervistuar një person në cilësi të dëshmitari. Ndërsa ka kontaktuar Prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës. Ende nuk ka person të arrestuar.