-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjirokastër, gjenden 2 kallashnikovë në fshatin Bodrishtë

Kryesoret

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 2 armë zjarrri kallashnikov dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në fshatin Bodrishtë, një person i paidentifikuar kishte fshehur armë zjarri dhe municion luftarak.

Sipas informacioneve një person, që nuk është banor i fshatit Bodrishtë i kishte fshehur armët e zjarrit në një banesë të pabanuar dhe për shkak të presionit policor, armët e zjarrit dhe municionin luftarak i kishte hedhur në terren.

Gjatë kontrollit të territorit policia në bashkëpunim me punonjësit e pastrim-gjelbërimit, gjetën në një kosh mbeturinash, 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të mëparshme.

Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit