20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja e mikut të Veliajt merret në pyetje nga SPAK

Kryesoret

Sot zhvillohet seanca për Erion Veliajn që kërkon lirinë nga burgu, ndërkohë që gruaja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito është paraqitur sot në Prokurorin e Posaçme.

Nito është paraqitur për të dhënë përgjigje lidhur me hetimet ndaj çështjes “Veliaj”. Bashkëshorti i saj, biznesmeni Elman Abule është nën hetim për dosjen e Erion Veliajt nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Abule po hetohet për pastrim parash teksa u vendos në pranga më 10 shkurt. Më 13 mars, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për biznesmenin Elman Abule. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pa ndryshuar masën “detyrim paraqitje” për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriman Palushin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit