-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërroi jetë në fushën e blertë, Duka: Bledari ishte shembull i dashurisë për futbollin

Kryesoret

Ditën e djeshme futbollisti Bledar Hajdari ka humbur jetën në fushën e lojës gjatë një ndeshje të kampionatit “FSHF Sunday League Albania”.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjes së Bledar Hajdarit. Duka shprehet se është një humbje e madeh për familjen e futbollit shqiptar, si dhe thekosn se Bledari ishte shumbull i dashurisë për futbollin.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit amator, Bledar Hajdari, gjatë një ndeshjeje të kampionatit “FSHF Sunday League Albania” është një lajm tronditës, që më ka hidhëruar pa masë.
Një humbje tragjike që na prek të gjithëve në familjen e futbollit shqiptar.
Në këto momente të dhimbshme, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdari, të afërmit, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij.
Bledari ishte shembull i dashurisë për futbollin, një djalë i përkushtuar që u largua shumë herët, por që do të kujtohet gjithmonë me respekt.
U prehsh në paqe, Bledar!”, shkruan Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit