-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: 12 mijë fëmijë që angazhohen me sport në shkollë, do mbështesim dhe atletikën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin për Shqipërinë 2030. Rama u shpreh se janë 12 mijë fëmijë që merren me sporte nëpër shkolla. Ai theksoi se duhet ti jepet një hapësirë dhe atletikës, pasi ajo është mbretëresha e sporteve.

“Sot ne kemi afro 400 palestra. Janë 12 mije fëmijë të angazhuar në lëvizjes sportive në shkolla. Ne duhet të rrisim dhe numrin e disiplinës sportive, jo vetëm basketboll e volejboll. Të kuptojmë si mund të ndërtohen nuklet në cdo bashki për mundjen, peshëngritjen. Duhet të rrisim kapacitetet e edukimit, numrin e trajnerëve dhe të përmirësojmë metodologjinë. Gjëja tjetër që dua të theksoj është që infrastruktura ka nevoja akoma shumë. Kemi çuar përpara 3 projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Do zhvillohen me partneritet privat si stadiumi Stelman Stermasi. Kemi filluar dhe procesin për Pallatin e Sportit. Besoj që nuk mund të rrimë me vendnumëro vetëm me një pistë atletike. Duhet të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën. Se është mbretëresha e sporteve.”, tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit