Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lundër, të Tiranës. Katër persona kanë mbetur të lënduar, ku dy janë në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës. Ndërsa dy të tjerë kanë plagë më të lehta.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tegut, ku autorët janë larguar dhe dyshohet se kanë ndjegur makinën në zonën e Lundrës.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Të shtëna me armë zjarri në Lundër, dyshohen katër të plagosur