-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha e sfidon sërish: Rama nuk pranon debat me mua në studiot televizive

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha sfidoi sërish sot kryeministrin Edi Rama për t’u përballur në një debat televiziv. Sipas tij, Rama refuzon cdo debat mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës për programin para zgjedhjeve.

Kryeministri aktual ka kodin e mafies, është padrino, se këtë që bën ai, me debatin televiziv me ballafaqimin e kandidatëve, që e ka ndaluar, me refuzimin nga ana e tij të cdo kontakti me gazetarët. Ai sot dhe Kim Jong Un janë të vetmit kryeministra në botë që nuk pranojnë asnjë pyetje nga asnjë gazetar, sepse nuk takohen me ta.

I vetmi, është ai. Dhe natyrisht vetë nuk pranon të ballafaqohet në studiot televizive për programet. Traditë kjo e krijuar, e filluar në 1991 kur partia e krimit, ishte parti pune, por vendosën të respektojnë disa rregulla elementare dhe në atë kohë ballafaqoheshin për programin, përfaqësuesit tanë dhe të partisë së punës. Kurse sot ai ka ndaluar “Omerta”, kodi i mafies, ka ndaluar cdo lloj komunikimi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit