Kryeministri gjatë një takimi me banorët e Peshkopisë ka folur për transformimin infrastrukturor, si dhe për potencialin turistik të Dibrës. Rama tha se me përmirësimin e rrugës, Lura do të bëhet Thethi i Dibrës.
“Më përpara, kur më thoshin që të ka ardhur radha për të ikur në Peshkopi, më dhembte koka një ditë para se kush e bën atë rrugë. Nuk mbaronte dhe kur të dilte shpirti, dilte Burreli. Pastaj vazhdoje dhe futeshe në Klos. Pastaj dilte qafa e Buallit, qafa e Bufit. Pastaj vinte Bulqiza, vinte Shupenza. Lura kur të shkojë rruga tamam, do bëhet Thethi i Dibrës. Që kur është hapur Murrizi, turistët kanë vërshuar në Dibër e do vërshojnë më shumë.”, tha Rama.