-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos: Shqipëria progres të paimagjinueshëm, lodhja nga zgjerimi ka mbaruar

Kryesoret

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos në forumin me temë “BE takon Ballkanin”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë ka deklaruar se anëtarësimi i Shipërisë po ecën me ritme të shpejta.

“Po punojmë për përshpejtimin e negociatave sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe tashmë po shohim përparim që do të kishte qenë i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë. Vetëm në fillim të kësaj jave kemi hapur një grup tjetër negociatash me Shqipërinë, të dytin që kur mora detyrën 5 muaj më parë, dhe me shumë mundësi jo të fundit këtë vit”, tha Marta Kos.

Ajo e cilësoi procesin e zgjerimit si historik dhe ka theksuar se do të jetë avokatja e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse zbatojnë reformat.

“Periudha e lodhjes nga zgjerimi ka mbaruar. Brezi aktual i liderëve evropianë e kupton se bashkimi i kontinentit është çelësi për garantimin e paqes, lirisë, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë evropianët”, shtoi Kos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit