Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Krujë. Berisha ishte në tregun artizanal të Krujës dhe këroi që të mos bëjnë presion për votën. Ai u shpreh se ai që bën presion për votën, pas zgjedhjeve do të trajtohet si terrorist.
“Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist”, u shpreh Berisha.