-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeprokurorja e Durrësit takon Altin Dumanin: Krimet zgjedhore

Kryesoret

Kryeprokurorja e Durrësit Suela Beluli ka takuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin.

Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Durrësit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të DVP Durrës dhe prokurorëve dhe oficerëve të caktuar në Seksionin e Posaçëm të Përkohshëm Kundër Krimit Zgjedhor të Prokurorisë Durrës.

Në takim ata diskutuan për rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit efektiv dhe ndarjes së informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo veprimi që cenon integritetin e votës së lirë të qytetarëve.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë të pranishëm në terren dhe të gatshëm për të marrë çdo kallëzim apo informacion nga qytetarët në lidhje me veprimtari të dyshuara penale që lidhen me zgjedhjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit