-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio kërcënon: SHBA mund të heqë dorë nga nisma e paqes në Ukrainë

Kryesoret

“Ne duhet të përcaktojmë në ditët në vijim nëse (paqja) është e mundur apo jo dhe nëse nuk është e mundur, ne duhet të kalojmë në diçka tjetër sepse SHBA ka prioritete të tjera”.

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë brenda disa ditësh nëse nuk ka indikacione të qarta se një marrëveshje mund të arrihet, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio.

Rubio, duke folur në Paris pas takimit me zyrtarë evropianë dhe ukrainas, tha se Presidenti Donald Trump mbetet i interesuar për një marrëveshje, por ka shumë prioritete të tjera në mbarë botën dhe është i përgatitur të vazhdojë nëse nuk ka shenja përparimi.

Rubio tha gjithashtu se Londra, Parisi dhe Berlini mund të ndihmojnë për të ecur përpara dhe për të na sjellë më pranë një zgjidhjeje të konfliktit ukrainas.

“Unë besoj se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të na ndihmojnë, t’i çojmë gjërat përpara dhe të na afrojnë një zgjidhje. Ne panë idetë e tyre shumë të dobishme dhe konstruktive” u tha Rubio gazetarëve përpara se të nisej për në Uashington nga aeroporti Bourget i Parisit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit