-sidi education-spot_img
37.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Dibra nuk ta fal që i quajte burrat çyryk

Kryesoret

Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri dje. Kryeministri në takimin e tij me gratë dhe vajzat e Dibrës, i quajti burrat çyrykë.

Mziu me anë të një postimi në rrjetin e tij social shprehet se nuk ia falin këtë ofendim. Ai shprehet se për familjet dibrane gratë janë të shenjta dhe burrnesha. Gjithashtu thotë se Dibra nuk fal dhe nuk harron dhe këtë do ta tregojnë me 11 maj.

Postimi i plotë

DIBRA NUK TA FAL, O KRYE-ÇYRYK.

Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën – të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur!

Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën:
Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës – të trashëguar brez pas brezi!

Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë.

Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve.
Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as Turku, as Serbi, as diktatura komuniste.

Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë!

E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet!

Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet!
Më 11 maj, ne lidhim sërish besën – për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë!

Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit