Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arresti për shefin e qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka.
Mësohet se urdhër-arresti është lëshuar edhe për Sokol Novakun, shefin e sektorit për aksidentet. Gjithashtu edhe për oficerin e policisë Gjyësore Edison Tabaku, i cili është arrestuar një ditë më parë.
Këta të tre dyshohen për korrupsion, pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident. Gruaja ishte përfshirë në një aksident dhe bashkëshorti i saj ka komunikuar me zyrtarët e qarkullimit duke iu ofruar para për të mbyllur çështjen. Ai ishte në përgjim nga Prokuroria e Psaçme për një çështje tjetër.