Kuvendi i Kosovës u konstituua sot. Deputetët bënë betimin. Por Kuvendi dështoi të zgjedhë Albulena Haxhiun në postin e kryetares.
Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.
Në votimin për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare, tre deputetët e Nismës abstenuan, ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim.