Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur pranë godinës së bashkisë në Durrës. Një makinë tip “Hyundai” me drejtues S.H., ka përplasur një motomjet skuter elektrik ku ndodheshin dy të miturit.
Skuterin e drejtonte një 13-vjeçar me iniciale E.L., dhe së bashku me të ishte edhe një bashkëmoshatar. Si pasojë u lënduan ty dy dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.