-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mziu kërcënon Ramën: S’e ka provuar vullkanin e dibranëve, me pushkë kemi mposhtur pushtuesit

Kryesoret

Drejtuesin politik i PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu në takimin e PD në këtë qark, është shprehur se në 12 vite të qeverisjes socialiste, Rama e ka kthyer këtë qark në më të varfrin jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë.

“Në këtë sallë ishin nënat e motrat tonë, 80% të tyre i kishin sjellë me zor. Kryekrimineli i fyu, motrat e nënat tona, i fyeu dibranët. Kryekrimineli s’është Dibra që percepotn ai, Dibra është e pushkës, e Skëndërbeut e dibranëve…S’ka Edi Ramë që e poshtëron Dibrën.

E kemi mbrojtur Shqipërinë me pushkë, i kemi bërë ballë Turqisë, Serbisë, neo-diktaturës. Do ta shembim këtë qeveri. S’e ka provuar vullkanin e dibranëve, fitorja e PD nis nga kjo sallë. Do të mbyllet me 12 maj. Kryehajduti që vetëm, fyen e asgjë tjetër s’ka, në 12 vite qarkun e Dibrës, e ka varfëruar nga të gjithë qarqet në Shqipëri.

Është bërë për shkak të një kryeministri hajdut e kriminel. Kjo qeveri krimi e korrupsioni e ka zhbërë arsimin në Shqipëri. Ka mbyllur universitetin shtetëror, për shkak të krahinës. S’ka dibran e kuksian që do ta votojë këtë qeveri krimi antiarsim. Kjo është qeveria më e korruptuar, ia kalon edhe vendeve të botës së 3. Mjafton korrupsioni i rrugës së Arbrit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit