-sidi education-spot_img
26 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Të nxitet dialogu ndërpartiak’- Gonzato: Shqipëria e gatshme në BE deri në 2027!

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III), që synon forcimin e rolit të Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, theksoi se Shqipëria është e gatshme të mbyllë negociatat me Bashkimin Europian deri në fund të 2027 dhe se Kuvendi duhet të nxisë dialogun ndërpartiak mes opozitës e mazhorancës.

Fjala e Gonzatos

Ndërsa ecin përpara negociatat, veçanërisht në këtë moment kaq kyç në negociata, për të përmbushur objektivin ambicioz që i ka përcaktuar vetes Shqipëria, pra mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027, Shqipëria duhet të ruajë këtë ritëm reformash, por ky ritëm nuk duhet të vijë në dëm të procesit të miratimit dhe zbatimit të këtyre reformave. Reformat që kanë lidhje me BE-në duhet të jenë të përgatitura mirë, të konsultuara plotësisht dhe të vihen në zbatim tërësisht, për të sjellë përfitime në jetën e qytetarëve.

Kuvendi duhet të nxisë dialogun ndërpartiak. Meqenëse po flasim për këtë dialog, përgëzojmë dialogun që po bëni për ndryshimet në rregullore. Kjo qasje konstruktive është shumë e rëndësishme për legjitimitetin, sepse institucionet demokratike nuk funksionojnë vetëm me mazhorancën në votim, por me procedura të parashikueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit