-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi në Fier: Territorialja nuk realizohet në zyrat e qeverisë, të dëgjohen qytetarët!

Kryesoret

Bashkëkryetari i komisionit të reformës territoriale dhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, këtë të martë nga Fieri deklaroi se kjo reformë nuk realizohet në zyrat e qeverisë dhe nuk mund të jetë një vendim i paracaktuar politik, por duhet të bazohet te dëgjimi i qytetarëve dhe problemet reale të komuiniteteve.

Ndër të tjera Boçi tha se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar në përfqësim, në shërbime ndaj dhe pushteti lokal duhet tu rikthehet qytetarëve.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që diskutimi të mos shihet si një debat politik, por si një proces për t’i afruar pushtetin vendor qytetarëve dhe për të ndërtuar bashki më funksionale, me kompetenca të qarta dhe autonomi financiare reale.

Fjala e Boçit

Një reformë territoriale nuk realizohet në zyrat e qeverisë dhe nuk mund të jetë një vendim i paracaktuar politik, siç ndodhi kur u hodhën variante të gatshme. Kjo reformë nuk mund të ndërtohet vetëm teknikisht nga një komision me përbërje teknike dhe politike. Teknikët mund ta kishin shumë të lehtë ndërtimin e një harte, por ajo do të ishte e pamjaftueshme nëse qytetarët nuk do të dëgjoheshin. Unë mendoj se mendimet tuaja do të dëgjohen dhe do të merren parasysh, sidomos nga ana jonë si Parti Demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit