Depuetetja e PD-së, për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrejtin e saj X është shprehur se sistemet e prokurimit publik janë më kokëforta se propaganda, sipas saj 1 në 2 tendera publikë jepen pa konkurrencë të vërtetë.
Postimi i Tabakut
Sistemet e prokurimit publik janë më kokëforta se propaganda. 1 në 2 tendera publikë jepen pa konkurrencë të vërtetë. Nga pjesa tjetër, shumica e fondeve përfundojnë tek një pakicë kompanish që kanë qarkulluar fonde publike për vite me radhë.
Ndërkohë, projektet më të mëdha të vendit kalojnë përmes ligjeve të veçanta, PPP-ve, koncesioneve ose “investitorëve strategjikë”, shpesh në shkelje të frymës së MSA-së dhe parimeve të BE-së për konkurrencë të lirë.
Portet turistike strategjike janë kapitulli më i fundit në këtë model, prona publike dhe infrastruktura strategjike transferohen pa konkurrencë të vërtetë dhe pa standarde të barabarta tregu.
Sepse kur sistemi politik prodhon klientelizëm, favorizim dhe ligje të përshtatura, ai automatikisht prodhon “viruse” që infektojnë çdo teknologji. Inteligjenca artificiale nuk mund të krijojë transparencë aty ku nuk ka vullnet politik për konkurrencë të vërtetë.









