Një incident me një grup turistësh ka ndodhur sot në Krujë. Turistët janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë.
Roja i parkingut Bujar Dedja në tentativë për t’i bllokuar ka hipur mbi kofanon e makinës së turistëve.
Turistët nuk e kanë ndaluar makinën duke e marrë disa metra rojen që ishte mbi kofano. Roja ka pësuar lëndime në trup, turistët janë larguar.
I plagosuri është dërguar me urgjencë tek Trauma.