Papa Françesku dëshiron të jetë i pranishëm në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për shërbesën e Pashkëve dhe të bekojë besimtarët me bekimin “Urbi et Orbi” (për Qytetin dhe Botën), njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit.
Gjithashtu Vatikani thotë se prania e Papa Françeskut në ceremoninë e nesërme fetare do të varet nga gjendja e tij shëndetësore si dhe nga kushtet atmosferike.
Ndërkohë vendimi pritet që të meret pak para fillimit të Meshës.