-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: 241 647 zarfe të dërguara për votuesit jashtë vendit

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletpve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani janë dorëzuar 241 647 zarfe, 58 128 janë marrë nga zgjedhësit, ndërsa 8 367 kanë mbërritur në KQZ.

Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga 10 qarqe të vendit, për shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit