-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Dosja ime nisi nga Balla, SPAK pse nuk e arrestoni tani?

Kryesoret

Kreu i PD, Sali Berisha pas daljes nga SPAK-u akuzoi kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe Taulant Ballën për lidhje me krimin e organizuar.

Erdha këtu pa përtesë, pasi ardhja ime shërben si dëshmi e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narko-trafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politikë. Hetimi shterues, vettingu 32 vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se nuk kanë përfituar asnjë favor. Projekti i Ramës për të marrë një mandat të katërt, keqpërdorimi i SPAK-ut.

Berisha në SPAK: Mesazhet që McGonigal i çon Ramës çdo ditë nga qelia

Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt, të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur në këmbë për qëllime politike. Pse nuk arrestohet Taulant Balla? 

Pse nuk hetohet Belinda Balluku? Pse nuk është marrë në hetim apo në ndjekje asnjë nga njësia e mbikëqyrjes së inceneratorit që nuk ekziston? Të gjitha këto kanë një përgjigje, paratë i mori Rama kryesisht dhe pastaj i ndau me të tjerë? Ku kanë shkuar 80 mln euro për anijet fantazmë, tigrat fantazmë të Belindës?

Berisha në SPAK: Mesazhet që McGonigal i çon Ramës çdo ditë nga qelia

Ku kanë shkuar 120 mln euro të check up dhe analizat nuk bëhen? Pse nuk hetohet Rama për paratë që i dha Vilma Nushit? Kush i mori 60 mln euro të tunelit të Llogarasë? Pse SPAK nuk heton?.

Mc Gonigal cdo ditë nga qelia i çon mesazhe Ramës; unë vërtetë i mora paratë, por ato m’i dhe ti që më kompromentove. Tani pritet vota e shqiptarëve që Rama të shkojë tek McGonigali, ndoshta javën e parë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit