Sali Berisha ka nderuar me një minutë heshtje Papa Françeskun. Në nisje të takimit të tij në Pukë, ai e quajti Atin e Shenjtë “mik të shquar të kombit shqiptar”.
“Miq, para se të fillojmë këtë takim elektoral, u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar, Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta. Krishtërimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun. I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut!”, u shpreh Berisha.