-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje emigrantëve: Mos fotografoni votën, mos u bëni bashkëfajtorë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Kukës deklaroi se emigrantëve po iu kërkohet të fotografojnë votën për vendin e punës së të afërmve të tyre.

Berisha u bëri thirrje që askush të mos e fotografojë votën pasi në këtë mënyrë bëhet bashkëpunëtor me këtë regjim. Ai u kërkoi që të votojnë të lirë.

“Unë e di se ka punonjës administrate që u luten, u stërluten, fotografoni votën, ma dërgo se ma kërkon shefi. Asnjë fotografi mos bëni, qëndroni njerëz të lirë, votoni për Kukësin, për Hasin, për Tropojën.

Votoni për vlerat që përjetoni në vendet tuaja. Mos votoni Pashiqin e shqiptarëve. Se ata që u kërkojnë ju votën për të mbrojtur vendin e punës, ata kryejnë një gabim të madh shumë. Ju mos u bëni bashkëfajtorë me ta. Ju votoni të lirë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit