-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj në Berat: Ne mund të bëjmë ndryshimin duke sjellë garën në sistem

Kryesoret

Kreu i Koalicionit Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj gjatë takimit me qytetarët në Berat është shprehur se ata do bëjnë ndryshimin. Lapaj tha se do sillet transformimi.

“Është fakt që në vitin 1992 martoheshin 33 mijë çifte të reja, sot martohen vetëm 17 mijë. Është fakt që në 92 lindnin deri në 84 mijë në vit, ndërsa sot 23 mijë në vit. Është fakt që është vendi me fushën aktive dhe rezervën e parë më të madhe të naftës në Europë, por e ka çmimin e naftës më të shtrenjtin në botë.

Është fakt që është vendi i dytë për sasinë e ujit në Europë, por është fakt se është vendi me i pa furnizuar në Europë.

Është fakt se janë rrogat dhe pensionet më të ulëta në Europë, ka dy dete, përrenj e lumenj, ka miniera, naftë, toka bujqësore, hekur nikel, resurse të tjera, po të menaxhohen si duhet do të mundësohen transformime të mëdha.

Ky është një vend dhe kjo është një republikë që lëngon mes të mirave dhe ne mund ta bëjmë ndryshimin duke e sjellë garën në sistem dhe duke e çarë atë që sot e kanë marrë peng bandat përmes politikës.”, tha Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit