Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Durrës. Rama gjatë fjalës së tij tha se do të ngrejmë Shqipërinë edhe më lart se ku ndodhet sot. Kryeministri nuk ndali as ironizimet me opozitën ku u shpreh që ata i shohin me inat dhe plasin nga xhelozia.
Gjithashtu Rama u shpreh krenar me kryetaren e bashkisë së Durrësit për punën që ajo ka bërë dhe për përkushtimin e plotë.
“Sa me sy të keq na shohin disa mor aman. Plasën nga inati, nga xhelozia, nga zilia. Nuk e di. Plasë. Sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten. Ne nuk jem këtu për të zhytur të tjerët, jemi për të ngritur Shqipërinë.
Më kujtohet kur kemi nis këtë rrugë. PS e Durrësit dominoi nga burrat, kishim pak gra. Patjetër kishte plot gra e vajza që votonin , por nuk ishin pjesë organizimit, pjesë e hapësirës ku merreshin vendimet. Po thoshte dikush, po çfarë i ke këto Shqipëria është grua, Tirana është grua. Çfarë do thuash kur të shkosh në Durrës. Jua them unë. Durrësi është burrë por drejtohet nga një grua. E kam shoqe dhe jam shumë krenar për punën që bën, për urtësinë dhe përkushtimin me të cilën e bën punën.”, tha Rama.