Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Gjirokastër. E dyta brenda pak muajve. Një 17-vjeçar i dha fund jetës. Ende nuk dihet se përse vendosi të merrte këtë vendim ekstrem.
Adoleshenti ishte nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo” në të njëjtën shkollë ku studionte edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari, që i dha fund jetës dy muaj më parë.
Nuk përjashtohet pista e bullizmit. 17-vjeçari ishte trajtuar edhe nga psikologia e shkollës. Familja është marrë në pyetje, po ashtu edhe stafi i shkollës.