-sidi education-spot_img
14.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhet Kuvendi, tentativa e dytë e Kurtit për të zgjedhur kryetarin

Kryesoret

Sot nga ora 15:00 do të mbahet vazhdimi i katërt i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje synon që edhe sot ta propozojë emrin e deputetes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare. Haxhiu të shtunën dështoi pasi mori vetëm 57 vota.

Ndërkohë tri përpjekjet e para për konstituim të Kuvendit kanë dështuar në pikën e parë të rendit të ditës, që ishte konfirmimi i mandateve të deputetëve.

Nga 61 vota sa nevojiten, pro zgjedhjes së Haxhiut kanë votuar 57 deputetë, 48 të LVV-së dhe 9 të komuniteteve.

Kundër kanë votuar 20 deputetët e LDK-së, ndërsa kanë abstenuar 3 deputetët e Nismës. Ndërkaq në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e PDK-së, ata të Listës Serbe, Duda Balje dhe Adem Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit