Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ndodhej në Vlorë ku zhvilloi takim me qytetarët. Shehaj u shpreh se forca e tij politike synon që të renditet e dyta në qarkun e Vlorës, në numrin e mandateve. Ai tha se duan që ti japin Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar.
“Tani na thonë keni ambicie të madhe. Doni të hyni në parlament me grup parlamentar pa ndihmën e PD dhe PS. Ju duket kjo ambicioze?! Kjo është pjesa më e vogël që duam ta bëjmë. Po kur ti japim Shqipërisë një qeveri ta pa korruptuar. Çfarë do të thoni? Është i çmendur. Se ky është vetëm fillimi.
Besoj se edhe ju e keni dalluar se kur flitet për atë pjesë të Shoqërisë që e ka ndarë mendjen. Kur flitet për partitë e reja, flitet për Partinë Mundësia.
Nëse do të bësh një punë të mira, duhet ta masësh vazhdimisht. Ne jemi mësuar të punojmë me metodë, të jemi me këmbë në tokë. E masim çdo javë punën. Mos u gënjeni nga propaganda.
Ndryshimi që do të vijë nga Vlora do të jetë i madh. Ne mund të bëjmë historinë e Shqipërisë nga këtu. Kemi të gjitha mundësitë për të qenë forcë e dytë në Vlorë. Që kjo mos të ndodhë e mos të bëhet realitet janë vërsulur duke nxjerrë sondazhe që nuk kanë lidhje me mbështetjen që ne kemi, me analistë që thonë asnjëherë një parti e re nuk ia ka dalë.”, tha Shehaj.