Dalin detajet e reja lidhur me aksidentin e ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Arbërit, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e dy makinave me njëra-tjetrën, ka humbur jetën në vendngjarje 55-vjeçarit Halil Gjashi, i cili ishte edhe pasagjer në një prej makinave.
Ndërkohë dy drejtuesit e makinave të cilët kanë marrë plagë të rënda trupore, Xhoni Sallaku dhe Sajmir Cecja, janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.









