Këngëtarja shqiptare dhe modelja britanike me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni intime të zhvilluar në Londër.
Sipas mediave britanike çifti është martuar këtë të diel në Old Marylebone Town Hall, një nga vendet më të njohura për ceremonitë civile në kryeqytetin britanik.
Ndërkohë në cermoninë dasmore kanë marrë pjesë një grup i vogël familjarësh dhe miqsh të afërt të çiftit.
Këngëtarja shqiptare para martesës së saj nuk folur asnjëherë më parë në publik për lidhjen që ka patur me aktorin britanik Turner, madje në disa nga intervistat e saj pa u kursyer fare ka deklaruar se akoma nuk kishte humbur virgjërinë.









