-sidi education-spot_img
19.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barcelona i afrohet titullit kampion

Kryesoret

Barcelona fitoi sonte 1-0 ndaj Mallorcas duke konsoliduar vendin e parë në renditje.

Trajneri Hansi Flick vendosi të pushojë emra si Robert Leëandovski dhe Raphinha, por skuadra krijoi raste të shumta që në pjesën e parë, por pa arritur të konkretizojë.

Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Ansu Fati humbën disa mundësi të mira, ndërsa portieri Leo Román u tregua i pakalueshëm.

Mallorca rezistoi mirë në pjesën e parë dhe pati një gol të anuluar për pozicion jashtë loje nga Mateo Jaume.

Barcelona e nisi pjesën e dytë duke shënuar që në minutën e parë me një realizim nga Dani Olmo, që realizoi golin e nëntë në 11 ndeshje si titullar në La Liga këtë sezon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit