Kryeministri Edi Rama ka pranuar se sot ka cenuar fëmijët autikë dhe prindërit e tyre me deklaratën e tij të bërë në një nga takimet elektorale. Rama ka kërkuar ndjesë publike.
“Të gabosh është njerëzore, ndërsa të mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt padashje sot kam cenuar fëmijët autikë dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik, shprehje që dikur më ka mbetur në mendje sepse dikur është përdorur shpesh edhe në lietraturën akademike politike dhe doli sot krejt padashje.
U desh të gaboja dhe të mësoja e prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë. Prandaj kërkoj ndjesë dhe ju garantoj se kam jo respekt por admirim për ta e për të gjithë prindërit me aftësi të veçanta apo speciale siç i quajmë cka më ka shtyrë të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria gjë që e kam thënë në më shumë se sa një rast së fundi dhe do jetë pjesë e projektbuxhetit të vitit 2026.
Ndërsa lehaqenjeve që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autikë s ii mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë e atyre prindërve të nderuar ju jap fjalën se kjo do jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri në 11 maj që tu japim mësimin e merituar për të gjitha prapsitë e tyre në kurriz të këtij vendi dhe këtij populli”, tha Rama ndër të tjera.