-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi në Roskovec: Të rinjtë do jenë pjesë e qeverisë së re të PD pas 11 majit

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Fier, Gazment Bardhi ka takuar të rinjtë e Roskovecit.

Bardhi shprehet se i ka kërkuar të rinjve që të angazhohen në fushatë dhe të studiojnë më shumë pavarësisht vështirësive. Ai thekson se rinia është fokusi, si dhe në Roskovec dhe Fier kanë krijuar një bërthamë të fortë që i prin fitores.

“Të rinjtë, fuqia jonë Me të rinjtë e mrekullueshëm të Roskovecit! E rëdësishme për ne angazhimi i tyre në fushatë, por i inkurajova të studiojnë sa më shumë, pavarësisht veshtirësive. Më të mirët e kanë vendin në qeverinë e re të Partisë Demokratike pas 11 Majit! Mundësitë për punë për të rinjtë, përjashtimi ose lehtësimi nga taksat i bizneseve të hapura prej të rinjve, ulja e taksave për prindrit e tyre, rritja e paga e dhe pensioneve do të jenë shumë arsye së bashku për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri. Rinia është fuqia jonë! Në Roskovec dhe në qarkun e Fierit kemi krijuar një bërthamë të fortë që i prin fitores!”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit