Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi që është drejtues politik në qarkun e Fierit akuzon kryetaren e bashkisë së Roskovecit se ka bërë tender mijëra euro për makinat elektrike por nuk ka siguruar akoma rrugë, vaditje, subvencion për prodhimet bujqësore.
“Pazari i njohur i Roskovecit do të mbetet vetëm në thënie dhe batuta popullore, nëse vazhdohet me këto ritme të shpopullimit, të papunësisë dhe varfërisë. Banorët dhe tregtarët që takova në pazar, bashkë me kandidati Pelivan Bufi, na sollën në vëmendje atë që e dëgjojmë kudo: ka rënë puna, s’ka konsum.
❌Dhe s’ka sesi të ketë, kur kryetarja e Bashkisë bën tendera dhjetëra mijëra euro për makina elektrike, kur nuk ka siguruar akoma rrugë, vaditje, subvencion për prodhimet bujqësore.
❌S’mund të ketë lekë për fermerët, s’mund të ketë vende të reja pune, kur drejtuesja politike e qarkut Fier bën tendera vetëm për larjen e makinës 10 mijë euro.
❌S’mund të ketë lekë për njerëzit e zakonshëm, kur fondet e bashkisë i marrin familjarët e kandidatëve të PS pa përmbushur asnjë kriter.
💶Njerëzit dinë t’i bëjnë llogaritë. Me PD do të kenë më shumë lekë. Prodhimi do të subvencionohet, nuk do të ketë pension nën 200 euro, do të ketë më shumë punë dhe më shumë konsum. Në 11 maj, njerëzit do të votojnë për veten e tyre, për programin e PD, jo për partinë që i mashtron dhe i varfëron prej 12 vitesh” shkruan ai.