Presidenti amerikan, Donald Trump, po mban një qëndrim të vendosur ndaj Iranit, duke kushtëzuar nënshkrimin e çdo marrëveshjeje me përmbushjen e kërkesave kryesore të Uashingtonit.
Ndërsa bisedimet për zgjatjen e armëpushimit kanë shënuar progres, mosmarrëveshjet mbi programin bërthamor iranian vijojnë të mbeten pengesa kryesore për arritjen e një dakordësie përfundimtare mes dy vendeve.
“Presidenti Trump do të nënshkruajë një marrëveshje vetëm nëse ajo garanton interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe respekton plotësisht vijat e kuqe të vendosura nga administrata e tij. Ne kemi qenë të qartë se Irani nuk mund dhe nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore. Çdo marrëveshje duhet të përfshijë garanci konkrete dhe të verifikueshme për këtë çështje,” deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë pas mbledhjes së zhvilluar në Sallën e Menaxhimit të Krizave.
/5pyetjet.al









