-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E denoncoi Ahmetaj, SPAK sekuestron dosjen e tunelit të Lloagrasë

Kryesoret

Me urdhër të prokurorit Dritan Prençi, prokuroria e posaçme ka sekuestruar dokumentet për tunelin e Lloagrasë duke nisur hetimet mbi kontratën, kushtet, fitimet dhe abuzimet që denoncoi ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia disa muaj më parë. Por cfarë tha Ahmetaj?

Ai deklaroi se tenderin e fitoi një kompani shqiptare, por u anulua dhe iu dha një bashkimi operatorësh turq me 50 mln euro më shumë, nga 140 në 190 milionë Euro, ndërkohë që punimet i realizoi operatori shqiptar që e fitoi koncesionin në fillim por iu hoq nga duart. E gjithë manovra për 50 milionë euro që nuk dihet se ku shkuan sipas tij.

“Tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, i është dhënë tenderi një kombinimi turk… Por përsëri punën e ka bërë nënkontraktori shqiptar.

Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën shqiptarit këta, ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara?” pyet ai. Tani pritet përgjigja nga SPAK-u.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit