Ditën e sotme Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë.
Berisha është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që në 3 janar dhe akuzohet për aferën Partizani.
Ai duhet të paraqitet në Gjykatën e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.