Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës premtoi se për fermerët do të 5-fishojë subvencionet. Berisha u tha se ata që i rrëzuan fermat e tyre do të ndëshkohen me 11 maj.
“Do të bëjmë gjithçka që gjenia krijuese e qarkut Korçë të shkëlqejë në të gjitha fushat. U jap fjalën që ata rrëzon fermat tuaja me Ballkanin e hapur, më 11 maj marrin ndëshkimin shembullor, kurse ne fermerit korçar, devolli, pogradecar e kolonja, do i 5-fishojë subvencionet do investojmë në bit 70 milionë euro në kullimeve, vaditje të tokës. Linja krediti të buta për çdo fermerë që dëshiron të zgjerojë fermën. Mbrojtja e plotë e prodhimeve tuaja në sezon është zotimi im para jush.”, tha Berisha.