Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me banorët u shpreh se me ardhjen në pushtet Kashari do të bëhet bashkia kryesore e vendit. Berisha ka deklaruar se pas 11 majit nëse merr pushtetin do të bëjë reformë të re territoriale.
“Garantoj Kasharin se në reformën e re territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit. Garantoj të rinj e të reja se shanset për punë dhe për një jetë tjetër do jetë rezle për Shqipërinë”, tha Berisha.
Gjithashtu paralajmëroi se ata që do të kërcënojnë qytetarët për votën, pas 11 majit do i shpalli organizata terroriste.