-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Diaspora’ çon Ballukun në SPAK: Ka patronazhuar votat

Kryesoret

Përfaqësuesi i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” Florjan Haçkaj denoncoi sot në Prokurorinë e Posaçme zv/kryeministren Belinda Balluku, ministrat Balla, Kumbaro, por dhe disa zyrtarë për patronazhimin e votës së emigrantëve.

“Kemi dorëzuar dokumentet se si kanë patronazhuar me adresa dhe numra telefoni të gjithë qytetarët në diasporë, me qindra të tillë. Kemi dorëzuar padi kundër Ballës, Ballukut, Çuçit, Kumbaros, në Greqi regjistruan masivisht diasporën. E kemi ngritur më përpara këtë shqetësim në SPAK, në KQZ, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe sot po e sjellim edhe zyrtarisht.

Ne kemi besim tek SPAK. Duam që rezultatet për këto të dalin para certifikimit të zgjedhjeve, se më pas nuk i interesojnë kujt. I bëj thirrje qytetarëve të mos e publikojnë votën se këtë e kap Kodi Penal, është e dënueshme nga 3 muaj deri në 3 vite burg. Duhet ta ruajmë fshehtësinë e votës me çfarë kemi në dorë”, përfundoi Haçkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit