-sidi education-spot_img
14.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Për momentin tarifat e Trump janë të ngrira, nuk kemi gjë në dorë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se nuk ka asgjë në dorë që mund të bëjë për tarifat që vendosi Presidenti Donald Trump. Tha se janë të ngrira tarifat.

“Sa i përket tarifave, është një konfuzion shume i madh. Për momentin ato janë të ngrira, nuk ka zhvillime. Do shikojmë si do zhvillohet, se s’kemi dhe ne ndonjë gjë në dorë” tha ai.

Megjithatë kishte një premtim për fermerët. “Më vjen shumë mirë që kemi në dispozicion për ju një instrument të ri financiar, 250 milionë euro.

Një linjë financimi inovative që të marrim kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%.

Kemi objektiv të shkojmë në 1 miliard eksporte. Është shumë objektiv ambicioz. Kemi kaluar gjysmë miliardi që ishte e paimagjinueshme.

Në momentin që ne bëhemi anëtarë të BE-së, se kjo është diçka e llogaritur, 300 milionë euro janë vetëm për fshatin dhe bujqësinë. Llogariteni se çfarë kapërcimi eksponencial” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit